Të nderuar prindër, të respektuar mësimdhënës, të dashur nxënës, në bazë të kalendarit për punë nga MASH, ju njoftojmë se nesër (01.09.2023) fillon procesi edukativo-arsimor në shkollë.
Mësimi për klasat VI-IX do të fillojë në 07:30, kurse për klasat I-V do të fillojë në ora 13:30.
Suksese në mësime gjatë këtij viti shkollor.
Mirë se vini në shkollë nxënës të dashur!